Një sukses i radhës
ishte takimi i organizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim me
pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, përfaqësuesja
e Unicefit Dafina Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit Elmaze Maqedonci Behluli, dhe
Kordinatorja e projektit Mimoza Shahini.
Ky takim u fokusua në
prezantimin e rezultateve të fazës së parë të projektit mbi rritjen e
kapaciteteve të përfshirjes së moshës 0-5 vjeç, në institucionet
edukative respektivisht në hapjen me qendrën me bazë në komunitet në
Gadime.
Kryetari u informua
për modelin të cilin ka përcjellur kjo Komunë në hapjen e një qendre të
tillë si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm që kanë treguar Komuna e
Lipjanit në realizimin e këtij projekti. Përfaqësuesja e Unicefit informoi
Kryetarin për vazhdimësinë e projektit në vitet e ardhshme duke i dhene
rendesi edukimit te hershem.
Comments
Post a Comment