Drejtoresha për turizëm dhe rimëkëmbje ekonomike në komunën e
Prizrenit Znj. Sevil Liman Kazaz,
si një nënë aktive në punë dhe e përkushtuar në edukimin e fëmijëve të saj, ka
një mesazh për të gjithë prindërit e komunitetetit turk.
"Të dashur prindër dhe edukatorë, edukimi në fëmijërinë e
hershme 0-6 vjeç, u siguron fëmijëve një të ardhme të ndritur, socializim dhe
vetbesim.
Platforma online edukimi i hershëm me aktivitete kualitative dhe
përmbajtje edukative, ju siguron juve dhe fëmijëve tuaj të kaloni kohë
kualitative në shtëpi.
Në këtë platformë mund të gjeni aktivitetet edhe ne gjuhën
turke, e cila na jep një mundësi për zhvillim e fëmijëve.
Nëse doni të kaloni kohë kohë kualitative me fëmijët tuaj, ndiqni platformën online edukimi i hershëm.
Comments
Post a Comment