Arti është bukuria e jetës sonë dhe fëmijët që rriten me art
shtojnë nivelet e lumturisë dhe kualitetit në jetën e tyre personale dhe
sociale.
Kësaj radhe Qendra me bazë në komunitet ne Gjilan, nxiti fëmijët
që të dramatizojnë ngritjen e flamurit me pjesën teatrale "Ismail Qemajli
dhe Marigona".
Fëmijët janë përgatitur për rolet e tyre në shtëpi me anëtarët e
familjes dhe kjo e ka nxitur bashkëpunimin edukatore, fëmijë dhe kopsht.
Poashtu familjet janë udhëzuar ngfa edukatorja që të shikojnë filma me tematikën
e ngritjes së flamurit në Vlorë dhe kanë diskutuar në shtëpi gjerësisht për
këtë teme. Është e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë historinë në mënyrë
konkrete ashtu siq jemi munduar ta realizojmë me fëstën e 28 nëntorit.
Comments
Post a Comment