Dita Ndërkombëtare e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve!

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve!

Përmes aktiviteteve që u zhvilluan nëpër qendrat tona me bazë në komunitet, ne tentuam që fëmijët të kuptojnë të drejtat e tyre dhe që të gjithë jemi të barabartë.

Që herët fëmijët duhet të kuptojnë vlerat njerëzore, si të respektojmë tjerët pa dallim race, gjinie apo etniteti. Të gjithë ti kemi duart së bashku për një të ardhme të shëndoshë.

Fëmijët e qendrave tona gjatë kësaj jave kanë arritur të kuptojnë që herët rëndësinë e të drejtave të tyre dhe kanë fituar kapacitetin të bashkëbisedojnë për këtë edhe me familjet e tyre në shtëpi poashtu kanë vazhduar aktivitet lidhur me temën e njëjtë. Suksesi më i madh është kur kur funksionon trekëndëshi, fëmijë, prind dhe edukatore.




Comments