Takimi
miqesor i organizuar per më të rëndësishmen temë, edukimi në fëmijërinë e
hershme
Në një takim miqësor jemi mbledhur bashkë për të diskutuar mbi
rëndësinë e edukimit të hershëm përmes platformës “Edukimi në distancë”.
Kohë më parë vështirësia e prindërve ka qenë mosmundësia për të
pasur informata të sakta lidhur me edukimin e fëmijëve, gjithmonë nënat e reja
janë detyruar të bazohen në përvojat e më të vjetërve dhe kanë përcjelluar atë
hap.
Koha po ndryshon dhe mundësia për të stimuluar zhvillimin e fëmijëve
tanime ka rëndësi të vecantë.
Në këtë takim u ndanë me sinqeritet historitë e rritjes së
fëmijëve tanë, reflektuam sa me fat janë nënat e reja që kanë mundësi pa fund
të rrisin dhe edukojnë fëmijë duke shfrytëzuar përvojat që tani plaforma online
për edukimin e hershëm ofron shumë mundësi të tilla.
Suksesi i këtij takimi është shpërndarja e informatës tek sa më
shumë prindër që të shfrytëzojnë platformën online edukimi hershëm.
Comments
Post a Comment