FËMIJET NJOHIN POFESIONET NGA AFËR

                              FËMIJET NJOHIN POFESIONET NGA AFËR

 

Qendra me bazë në komunitet për moshën 3-5 vjeçare" në Gjilan, i vizitoi zjarrëfikësit në qytetin e tyre, për të parë nga afër punën dhe mjetet që përdorin ata.

Sa më herët ti njoftojmë fëmijët me profesionet e ndryshme nga afër aq më mirë do ta zhvillojnë imagjinatën e tyre. Gjatë kësaj vizite fëmijët u shfaqën shumë të lumtur që po shihnin nga afër punën që bëjnë zjarrëfiksit, ata u shperen shumë të interesuar rreth punës që ata bëjnë, mjetet që ata përdorin dhe gatishmërin e tyre në raste emergjente. Fëmijët gjatë takimit bënë edhe shumë pyetje interesante, gjë që na bëri te kuptojm që imagjinata e tyre po zhvillohej më shumë ne momentin që ata i shihnin mjetet e punës. Prindërit u shprehën shumë të kënaqur pas takimit, ata vërejtën që fëmijët tanimë ishin njoftuar me një profesion të ri dhe kishin kuptuar shumë gjëra interesante të njejtën kohë janë argëtuar dhe kanë mesuar gjëra të reja. Prindërit kërkuan që të zhvillohen më shumë aktivitete të tilla, ku për qëllim kanë rritjen e imagjinatës dhe njohurive. 





Comments