UNICEF KOSOVO PROGRAM
DHE AMBASADA JAPONEZE DHUROJNË PAKOT DIDAKTIKE NË GJILAN
Sot në Gjilan u bë
shpërndarja e pakove didaktike, këto pako u dhuruan nga UNICEF Kosova Program
dhe Ambasada e Japonis. Pjesë e këti takimi ishin përfaqësuesit e UNICEF,
Ambasadës së Japonis dhe të QSHHZH. Gjatë këti takimi u prezantua puna
dhe aktivitetet që janë bërë që nga fillimi i këti projekti gjërë më sot,
gjithashtu u diskutua edhe për hapat e mëtutjeshëm. Ky prezantim ju bë përfaqësuesit
nga Ambasades Japoneze dhe prindërve,
duke treguar punën që bënë Unicefi në bashkpunim me QSHHZH-në, kopshtet që janë
hapur nga ky bashkpunim, gjithashtu duke mos harruar falenderimet që janë plotësisht
të meritueshme ndaj Ambasades Japones për kontibutin e tyre. Në vazhdim u prezantuan dhe shpërndan pakot didaktike,
pakto të cilat përmbajnë të gjitha materjalet e nevojshme për zhvillimin e
aktiviteteve që prindërit mund të gjejnë në platformen online. Fëmijët ishin
shumë të lumtur me pranimin e këtyre pakove, kjo gjë u kuptua edhe më mirë kur
ditët në vijim ne pranuam foto dhe video që prindërit na dërgonin, ku për
kryerjen e aktiviteteve fëmijët kishin përdorur materjalet nga pako. Prindërit
gjithashtu u shprehën shumë falenderues pas pranimit të këtyre pakove, duke thënë
që fëmijët vetë insistonin fillimin e aktiviteve nga dëshira për të përdorur sa
më parë materialet që gjindeshin në pako, prindërit na sygjeruan që kohë pas
kohë të bënim aktivitete të tilla pasi që fëmijët ishin shumë më të motivuar për
të zhvilluar aktivitet. Kjo po që është një storie suksesi, duke parë se sa
mirë janë pritur dhe shfytëzuar këto pako nga fëmijët për zhvillim të
aktiviteteve nga Platforma Online ‘Edukimi i Hershëm’ .
Comments
Post a Comment