Shpërndarja e pakos ECD në Gadime të Lipjanit

 

 

Shpërndarja e paketës ECD ne Gadime u realizua menjëherë pas masave të lehtësimit nga karantina.

Qëllimi i këtij takimi ishte me rëndësi të veqantë pasiqë kjo pako ka peshë mjaftë të madhe në projektin tonë e cila synon informimin multidisiplinar për prindërit.

Kjo pako përman materiale informative në përmbajtjen e saj me tema të cilat janë përcaktuar pas takimeve të rregullta me fokus grupet në tre komuna të Kosovës: Dragash, Gjilan dhe Lipjan.

Organizimi i takimit u mirëprit nga prindërit ku morrën pjesë gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve kanë qenë pjesë e aktiviteteve online nga Qendra me Bazë në komunitet ne Gadime.

Prindërit shprehën kënaqësinë e punës dhe gadishmërinë e tyre për bashkëpunim edhe të mjëtejshëm me edukatoren në Gadime.

Në takim u diskutuan materialet e ECD paketës dhe hollësisht u shtjelluan temat e kësaj pakoje për prindërit pjesëmarrës. Poashtu u falenderuan prindërit për angazhimin e tyre.

Interesimi i prindërve për edukimin e hershëm ishte shumë shpresëdhënës dhe na bën me dije që Gadimja ka ngërthyer mirë Qendrën me bazë në Komunitet duke e parë pjesë të pandashme dhe shumë të domosdoshme në edukimin e fëmijëve të tyre.

Duke pasur parasysh gjendjen e pandemisë janë respektuar të gjitha masat mbrojtëse sipas stahndardeve të mbrojtjes nga Covid-19. në këtë takim grupor.





Comments