Dita e fëmijëve-1 Qershori

                                                        Dita e fëmijëve-1 Qershori

 

Dita botërore e fëmijëve kësaj radhe na gjeti më ndryshe se vitet tjera, të izoluar në shtëpi pa praninë e aktiviteteve sociale dhe pa organizime për fëmijët për shkak të pandemisë.

QSHHZH shënimin e kësaj date e ka realizuar me idenë e shpërblimit të disa mirënjohjeve për familjen dhe fëmijën i cili merr më shumë pëlqime tek fotoja që poston në faqen tonë të facebook me aktivitetin më të bukur.

Qëllimi ka qenë nxitja e aktiviteteve në shtëpi duke qenë në qendër fëmija dhe duke pasur parasysh kohën kualitative që kalojnë fëmijët me prindërit e tyre.

Kjo lojë shpërblyese ka arritur qëllimin e saj dhe janë aktivizuar prindër të shumtë me aktivitete të ndryshme në shtëpi.

Përmes Fb janë shpallur 3 vendet e para në garën për aktivitetin më interesant të postuar në fb të cilat më së shumti janë pëlqyer nga të tjerët.

3 fituesit e garës së 1 Qershorit të shpallur në faqen e facebook:

1. Ajra Miftari

2. Emara Tasholli

3. Blini Ramadani







Comments