Dita botërore e vetëdijësimit për Autizmin
Mëngjesi i 2 Prillit filloi me një entuziazëm për të bërë dicka më ndryshe në këtë datë që kërkohet vetëdijësim për gjithë shoqërinë tonë. Të vendosur dhe me shumë përpikëri filluam punën drejt këtij qëllimi që të arrijmë te një numër sa më i madh i ndjekësve me moton “Më jepni hapësirë edhe unë mundem”.
Që herët u postua kërkesa
ndaj ndjekësve të rrjeteve sociale të qendrës sonë që në orën 20:00 të ndizen
dritat e kaltërta nga e gjithë Kosova në ballkonet e tyre të rritur e fëmijë për
të shënuar ditën botërore të autizmit. Me këtë jemi bashkangjitur në kampanjën
e përkrahësve të fëmijëve me probleme zhvillimore, duke na identifikuar bashkëpunëtorët
si influencues të rëndësishëm në iniciativa të tilla.
Gjithashtu qendra mori
iniciativën për të ndarë aktivitete që në bazë kishin mesazhet e fëmijëve për
autizmin dhe pranimin e tyre në shoqëri pa asnjë dallim.
Prindërit bashkëpunues
menjëherë filluan punën dhe përmes viber na drejtuan foto dhe video të cilat i
kanë bërë së bashku me fëmijët e tyre.
Gjithë dita e 2 prillit
ka qenë aktive me postime në rrjetet sociale të qendrës duke ndarë mesazhe të fëmijëve
dhe video vetëdijësuese. (facebook, twitter, web faqe)
Video e Amelias tregoi
influencën kryesore në këtë ditë duke formuar një zingjir në facebook ku Amelia
zgjat dorën e saj dhe kërkon dorën e tjerëve për tu kapur së bashku në përkrahje
të fëmijëve me Autizëm.
Dora e Amelias ka mbërrijtur
në 20.793 persona, në 9795 shikime, dhe 1641 komente dhe shpërndarje gjatë
gjithë ditës.
Comments
Post a Comment