Të
punojmë së bashku me matriale ricikluese
Lodrat e shumta, shtrejtësia
e tyre dhe llojllojshmëria janë më të paktat që na duhen në kohën e izolimit.
Qëllimi jonë gjatë
periudhës së izolimit po e arrin cakun e vet dalngadalë duke i vetëdijësuar prindërit
për kohën kualitative se si kalohet me fëmijët si dhe për rëndësinë e
kreativitetit.
Plani i përpiluar nga
profesionistët e qendrës duke përfshirë hap pas hapi të gjitha sferat e
zhvillimit në fëmijëri, po ndahet me edukatoret të cilat më pas po i ndajnë me
gjithë prindërit e grupeve të tyre. Jo vetëm fëmijët por edhe prindërit janë mëse
të kënaqur me llojllojshmërinë e aktiviteteve të cilat po i ofrohen atyre të
detajizuara me të shkruar dhe me fotografi. Kënaqësia është e dyanshme fëmijë të
kënaqur dhe prindër të kënaqur.
Funksionalizimi i materialeve
shtëpijake dhe të riciklueshme po bën barazimin social duke pasur çdo familje
mundësinë të realizojë aktivitete me fëmijët e tyre.
Përdorimi i materialeve ricikluese dobinë më të madhe e ofron në fushën e kreativitetit të fëmijëve, duke i mundësuar hapsirën për të krijuar për vete gjërat nga imagjinata e tyre e bujshme. Lodrat shumë ngjyrëshe të gatshme nxisin stimulimin por kufizojnë kreativitetin, Prandaj i gjithë plani i punës në shtëpi është përgatitur në këtë drejtim dhe po e arrin shumë mirë qëllimin.
Comments
Post a Comment