Një takim me shumë vlera

                                                     Një takim me shumë vlera

“Babi është koha për kopsht, hajde të shkojmë më shepjtë” është një frazë që më zgjon çdo mëngjes nga gjumi prej që ka filluar të vijë në qendër djali im, tregon njëri nga prindërit. “Pse nuk shkojmë edhe në vikend në kopsht?” shton prindi tjetër i cili tregon që fëmija i tij është shumë i lumtur dhe ka dëshirë të vijojë qendrën edhe në vikend. Kështu filloi takimi jonë në Dragash.

Një takim i cili u realizua për të diskutuar rreth punës dhe arritjeve të deritanishme me prindërit e Dragashit mori një kuptim më të thellë ngaqë i gjithë takimi kaloi me shprehjet falenderuese të prindërve për mundësinë e hapjes së qendrës me bazë në komunitet. Qendër kjo e cila është e para në këtë komunë dhe po tregon sukses të shpejtë në aktivizimin e prindërve bashkëpunues. Deri tani e kemi parë si mungesë të madhe në komunën tonë mungesën e një qendre të tillë për fëmijët 3-5 vjeçarë. Tani ndihemi më të përkrahur dhe të motivuar për kohën si e kalojnë fëmijët tonë dhe për edukimin që e marrin në qendër, u shpreh njëri nga prindërit e pranishëm. 

Prindërit shprehën gatishmërinë për të përkrahur qendrën edhe me participim financiar çdo muaj me një shumë simbolike në mënyrë që të sigurohet vazhdimsia e kësaj qendre në mënyrë të përhershme në komunën e tyre.

Bashkëpunimi reciprok me prindërit na jep një siguri për punë kualitative dhe arritje të qëllimit të projektit gjatë kësaj periudhe në komunën e Dragashit. 




Comments