Një hap i ri për Dragashin

Një hap i ri për Dragashin 

Dragashi, një zonë e largët e vendit tonë që mban në vete me shumë dinjitet mikëpritjen dhe i hap dyert me shumë besim një projekti të rëndësishëm, që do të ndryshojë qasjen ndaj zhvillimit dhe edukimit të hershëm tek fëmijët dhe prindërit e tyre.

 Një pritje disa vjeçare, me një objekt adekuat për hapjen e një qendre edukative për fëmijët 3-6 vjeçar dhe vonesat në realizimin e kërkesave për hapjen e kësaj qendre morrën fund. Drejtoria e arsimit në komunën e Dragashit tanimë ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimt me QSHHZH për hapjen e qendrës së parë me bazë në komunitet për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. 

Kjo qendër do të jetë hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm drejt vetëdijësimit të prindërve për edukimin e hershëm në zonën e Dragashit. Zonë kjo e cila për vite të tëra shpreh nevojën për një qendër të tillë që asnjëherë deri tani nuk ka arritur të funksionalizohet për të shërbyer në nevojën më të madhe në këtë vend, edukimin dhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme. 

Ky projekt implementohet nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QSHHZH) bashkëfinancuar nga UNICEF dhe Komuna e Dragashit, për të qenë një qendër shembull në vazhdim edhe për komunat tjera.

 Mikëpritja dhe bashkëpunimi i Dragashit për jetëzimin e projektit na jep shpresë dhe motiv për të vazhduar më tej me përforcimin e këtij hapi të rëndësishëm. “Vitet e para të jetës janë vite formuese në jetën e fëmijëve, në këtë fazë përcaktohen themelet e shprehive të tyre dhe krijohen modelet për gjithë jetën” ishin fjalë të citauara në takimin me komunën e Dragashit, ku pjesëmarrësit ishin aktiv dhe të gatshëm me idetë e tyre përkrahëse për zhvillimin e punës në qendrën me bazë në komunitet.

 Suksesi është i pashmangshëm kur vizioni dhe dëshira është aty. 






Comments