Lojërat janë jeta e fëmijës por kur këto lojëra janë të pasura
me stimulimin senzorik tregojnë më shumë sukses në zhvillimin e fëmijëve. Një fëmijë
i zhvilluar mirë ka një të ardhme më kualitative dhe kreative, prandaj cdo
aktivitet preferohet brenda vetes të ketë elemente senzorike për ta pasuruar
vatë.
Këtë herë kemi zgjedhur një aktivitet të veqantë dhe shumë
kreativ nga platforma për ta luajtur me fëmijët në kopsht. Suksesi i kësaj loje
ka qenë fakti që fëmijët kanë kërkuar të përsëritet disa herë kjo lojë ngaqë ka
nxitur shumë kurreshtjen e tyre.
Kutija senzorike stimulon zhvillimin senzorik. Përmes shqisës së
prekjes fëmijët identifikojnë objektin brenda kutisë senzorike pa e shikuar
atë.
Lojët e tilla për fëmijët e moshës 3-5 vjeçare nxisin
kurreshtjen dhe kurreshtja nxit të menduarit kritik.
Në qendrat me bazë në komunitet në Dragash,Gadime dhe Gjilan
aktivitet tona me fëmijët mbështeten në platformën online edukimi hershëm.
Comments
Post a Comment